75 Mall Live Search
14:37 / E Enjte, 15 Maj 2025 / AR

A janë Harry dhe Meghan të përfshirë në sherrin e familjes Beckham?

Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij Nicola Peltz darkuan me princin Harry dhe dukeshën Meghan në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, siç raportohet nga revista People.

Takimi u zhvillua mes tensioneve brenda familjes Beckham dhe tani është bërë publik, ndërsa ende ekziston distanca midis Harry-t dhe familjes së tij mbretërore, transmeton Indeksonline.

Siç raporton revista amerikane, Beckham-ët ishin pjesë e një grupi më të madh të ftuarish dhe nuk u ftuan direkt nga Sussex-ët.

“Brooklyn dhe Nicola ishin të ftuar përpara festave të shumta të ditëlindjes së Davidit, kështu që koha është rastësi e pastër”, i tha një burim anonim revistës./Indeksonline/