75 Mall Live Search
17:43 / E Enjte, 15 Maj 2025 / Z S

Krasniqi: Një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, ka komentuar situatën politike në vend.

Sipas Krasniqit, një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë.

”Një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë. Kjo tregon mungesë të qartë të vullnetit për kontroll demokratik dhe respekt për ndarjen e pushteteve”, ka shkruar ai.

Një tendencë e qartë për përqendrimin e pushtetit në duart e ekzekutivit, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/