75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 16 Maj 2025 / k.v

Grabitje me dhunë në Gjakovë/ Arrestohen tre persona, një nga ta përfundon në spital

Një rast i rëndë grabitjeje e shoqëruar me lëndime trupore është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së enjtes në Gjakovë, rreth orës 16:30.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në këtë incident janë përfshirë një mashkull dhe dy femra kosovare, të cilët janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht katër persona dhe me forcë u kanë marrë para të gatshme.

Si pasojë e sulmit, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas procedurave të para hetimore dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit – mashkulli dhe njëra prej femrave – janë dërguar në mbajtje, ndërsa femra tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Policia është duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit./IndeksOnline/