75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 16 Maj 2025 / L K

Kallas nga Tirana: Javën e ardhshme do të shkoj në Kosovë

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka konfirmuar se do të vizitojë Kosovën.

E pyetur nga RTV21 nëse kjo vizitë do të ndodhë, ajo ka thënë se vizita do të ndodhë javën e ardhshme.

Ndër të tjera, ajo ka konfirmuar se në darkën e mbrëmshme joformale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, teksa ka thënë se dy vendet duhet t’i normalizojnë raportet.

Kallas po qëndron në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.