75 Mall Live Search
13:25 / E Premte, 16 Maj 2025 / S Z

Presidentja Osmani ndan pamje nga samiti me liderët evropianë, në Tiranë

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë momentet më pikante nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet, në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera, e para e vendit thotë se pjesëmarrja e Kosovës për të gjashtën herë në këtë samit, tregon se zëri i vendit është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit.

“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar Osmani.