75 Mall Live Search
08:53 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / FR

Ushtroi dhunë ndaj motrës, arrestohet i mituri në Prishtinë

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima – një femër me shtetësi kosovare – nuk ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit.

“I dyshuari, mashkull i mitur, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar./IndeksOnline/