Reali nuk po ndalet vetëm me Huijsenin, interesohet për talentin argjentinas

Real Madridi do të bëjë lëvizje para Botërorit të Klubeve.
Pas arritjes së marrëveshjes me Dean Huijsen nga Bournemouthi, ata kanë hedhur sytë në Argjentinë, te talenti i River Plate, Franco Mastantuono.

Siç raporton “TyC Sports”, “Madrilenët” kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit argjentinas, ku synojnë ta sigurojnë atë para Botërorit të Klubeve, që do të nis në qershor.
Mastantuono, shihet si një nga talentët e ardhshëm argjentinas dhe performancat e tij e dëshmojnë atë, ku bëri 17 paraqitje dhe shënoi 6 gola dhe 4 asistime./IndeksOnline/