Sot finalja e FA Cup, mundësia e fundit e Manchester Cityt për të mbyll sezonin me trofe

Sot do të luhet finalja e “FA Cup” mes Crystal Palace dhe Manchester Cityt.
“Qytetarët”, arritën finalen e tretë radhazi në këtë garë ku e fituan në vitin 2023, por e humbën atë të vitit të kaluar.
“FA Cup” është mundësia e fundit për të mbyllur sezonin me trofe, pasi që dështuan të mbrojnë titullin në Premierligë si dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve.
Ndërsa Crystal Palace, ka arritur finalen për herë të parë pas 9 vjetësh, ku u mposhtën nga Manchester Unitedi.
Kujtojmë se ndeshja finale e “FA Cup”, do të zhvillohet sot në orën 17:15./IndeksOnline/