75 Mall Live Search
08:52 / E Diele, 18 Maj 2025 / Gj. Sh

Lionel Messi flet për konkurrencën me Cristiano Ronaldon

Lionel Messi dhe Cristian Ronaldo janë dy prej futbollistët më të mirë në 20 vitet e fundit.

Rivaliteti në fushën e lojës dhe jashtë sja ishte shumë i madh ku edhe konkurrenca për të qënë më i miri i botës ishte i madh, shkruan IndeksOnline.

Mesi dhe Ronaldo ishin çdo vitë në garë për Topin e Artë, ku që nga viti 2008, Messi e fitoi tetë herë ndërsa Cristiano Ronaldo e fitoi pesë herë.

E argjentinasi së fundi foli për rivalitetin dhe konkurrencën që kishte me CR7 gjatë këtyre viteve.

“Ishte një moment shumë i bukur për të gjithë, për tifozët dhe për ne. Ne e nxitëm njëri-tjetrin sepse të dy jemi shumë konkurrues. Ai donte të fitonte gjithçka.

Ajo që bëmë për kaq kohë është shumë e lavdërueshme. Siç thonë, është e lehtë të arrish atje, por e vështirë të qëndrosh atje. Qëndruam në krye për 10 ose 15 vjet. Është një kujtim i bukur për të gjithë”, deklaroi Messi./IndeksOnline/