Therje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në QKUK tjetri dërgohet në mbajtje

Pas një mosmarrëveshje dy persona janë lënduar nga mjeti i mpreht (thikë) në rrugën ‘Vushtrria’ në Prishtinë.
Viktima dhe sulmuesi kanë pranuar tretman mjekësor, raporton IndeksOnline.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i dyshuari tjetër m/k gjatë ndërhyrjes ishte lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/