Ylli i ekranit/ Luana jep mesazhin fuqiplotë për gratë

Ylli televiziv, Luana Vjollca, ka rrëmbyer sërish vëmendjen në “Ferma VIP”, ku është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë mahnitës, që thekson belin e saj të hollë dhe elegancën natyrale.
Moderatorja bukuroshe ka postuar foto nga Prime-i i fundit, ku duket fantastike dhe plot stil, shkruan Indeksonline.

Në përshkrimin e postimit, ajo shkruan:
“I adhuroj gratë që nuk presin kurrë asgjë nga askush.”

Një mesazh i fuqishëm që përçon vetëbesim dhe pavarësi, vlera që Luana i mishëron prej vitesh në karrierën dhe jetën e saj publike./Indeksonline/