75 Mall Live Search
07:53 / E Hënë, 19 Maj 2025 / AR

Sëmundja e Bidenit, Harris: Ai është luftëtar, do ta përballojë këtë sfidë

Ish-zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris i ka uruar shërim të shpejtë, ish-presidentit Joe Biden, pas diagnozës me kancer të prostatës.

Ajo shprehet e pikëlluar për këtë lajm, por thotë se Bideni do ta përballojë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij.

“Doug dhe unë jemi të pikëlluar kur mësuam për diagnozën e kancerit të prostatës së ish-presidentit Biden. Ne e mbajmë atë, dhe gjithë familjen e tij në zemrat dhe lutjet tona gjatë kësaj kohe. Joe është një luftëtar – dhe unë e di se ai do ta përballojë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që kanë përcaktuar gjithmonë jetën dhe udhëheqjen e tij. Shpresojmë për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka thënë Harris.