75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 19 Maj 2025 / L K

Peci për seancën e sotme: Unë nuk jam Nastradamusi

Ministri në detyrë, Faton Peci, ka deklaruar se si grup parlamentar kanë treguar gatishmëri për të dalë nga kjo bllokadë, duke ofruar zgjidhje.

“Tash unë nuk jam Nastradamusi, mund të ketë risi. Ne jemi pushteti kujdestar, në detyrë, që do të thotë se ajo çfarë mund të presim për ndryshim, i takon kryesisht partive: LDK, PDK, AAK dhe NISMA. Të gjithë deputetët tanë që po marrin pjesë, po votojnë në funksion të zhbllokimit të situatës dhe themelimit të institucioneve të vendit. Në dorë të partive që nuk kanë votuar deri tashti është vendimi për të marrë pjesë apo jo. Deri sot, ato kanë treguar një qëndrim të ngurtë dhe mungesë vullneti për t’i dhënë Kosovës institucionet. Ne, si grup parlamentar, kemi ofruar zgjidhje”, ka thënë ai.