75 Mall Live Search
13:04 / E Hënë, 19 Maj 2025 / AR

Vjen reagimi nga “Shkodra Elektronike” pas përfundimit të Eurovisionit

Pas mbylljes së spektaklit të Eurovisionit 2025, ku sollën një performancë që elektrizoi publikun, grupi “Shkodra Elektronike” ka ndarë mendimet e para pas finales. Në një mesazh të sinqertë dhe emocional, ata falënderuan fansat për mbështetjen e jashtëzakonshme:

“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit!”

Ky reagim i shkurtër, por plot ndjesi, reflekton krenarinë dhe përulësinë me të cilën grupi po përjeton suksesin e tyre. Kënga që përfaqësoi Shqipërinë u prit me entuziazëm si brenda vendit ashtu edhe në mbarë Europën.

“Shkodra Elektronike” arriti të pozicionohej në vendin e 8-të në klasifikimin përfundimtar, një nga renditjet më të larta për Shqipërinë në historinë e saj në këtë kompeticion.

Votat e publikut i pozicionuan ata në Top 5, me vetëm katër pikë diferencë nga fituesi, Austria. Megjithatë, rezultati final u ndikua nga juritë profesionale të vendeve pjesëmarrëse, të cilat i dhanë Shqipërisë 45 pikë, duke ndikuar në uljen e renditjes përfundimtare.

Pavarësisht kësaj, jehona e pjesëmarrjes së grupit “Shkodra Elektronike” është e pamohueshme. Atyre iu desh vetëm një natë për të bërë për vete publikun europian – një qëllim që vetë grupi e kishte qartësisht në fokus.