Fundi me lot i një legjende të futbollit

Një moment emocionues nga zemra dhe shpirti. Ivan Rakitiç u ul në stol në stadiumin Poljud pas fitores 2:1 ndaj Rijekës. Përpara kësaj, ai asistoi Aleksandar Trajkovskin për golinvendimtar.
Ivan Rakitić luajti ndeshjen e tij të fundit për Hajdukun në Split të dielën, dhe çfarë është edhe më e madhe: Ivan Rakitić vendosi t’i japë fund karrierës së tij si lojtar. Ky është fundi i një karriere të madhe, të madhe, mbresëlënëse dhe madhështore.

Me Barcelonën i fitoj të gjitha, madje duke qenë protagonist i finales së madhe në Ligën e Kampionëve.
Ai është një legjendë e Sevillas, ka luajtur për Baselin, Schalken dhe Al Shababin përpara se të vinte te Hajduku.

Ai donte të fitonte titullin e kampionatit kroat, kjo ishte dëshira e tij më e madhe për fund, si qershia mbi një tortë të bukur, por ka gjasa minimale që të arrijë këtë në xhiron e fundit./Indeksonline/
