Ardian Bujupi na zbulon shtëpinë e ëndrrave (video)

Me gjithë projektet muzikore nuk ka munguar, kohët e fundit, Ardian Bujupi ka qenë pak më i distancuar në rrjete sociale.
E kjo, mesa duket paska pasur arsye të forta.
Tipikisht siç e do rendi pas martesës, koha ka qenë për t’u përqendruar në strehën e re të familjes.
Ardiani ka qenë duke u marrë me shtëpinë e tij të re, e cila tashmë është e përfunduar.
Rezultatet e punës ai i ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Tik-Tok ku ka zbuluar sallonin dhe kuzhinën e shtëpisë së tij.
Me një stil minimalist, shtëpia e re duket “xixë”.
@superardian My Dream House ⏳🙏🏽
♬ son original – Vibeyn 🎶