Inspektorët e MKRS-së bllokojnë dhe një punishte në Prishtinë, Havolli: Nga shteti ligjor në shtet policor!

Inspektorët e Ministrisë së Kulturës, kanë bllokuar sot dhe një punishte në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
E lidhur me këtë ka reaguar drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës Sokol Havolli.
Havolli ka thënë se inspektorët e Ministrisë së Kulturës me urdhëra politik, e pa asnjë bazë ligjore, bllokuan edhe një punishte në kryeqytet.
“Nga shteti ligjor në shtet policor! Sot, inspektorët e Ministrisë së Kulturës, e me urdhëra politik, pa asnjë bazë ligjore, bllokuan edhe një punishte në Kryeqytet, në rrugën Qamil Hoxha. Kënaqësinë të jashtëzakonshme përjetoi ky inspektori në realizimin e dëshirës së shefit të tij, i rrethuar me mbrojtje policore”, ka thënë Havolli.
Postimi i plotë i Havollit:
Nga shteti ligjor në shtet policor!
Sot, inspektorët e Ministrisë së Kulturës, e me urdhëra politik, pa asnjë bazë ligjore, bllokuan edhe një punishte në Kryeqytet, në rrugën Qamil Hoxha.
Kënaqësinë të jashtëzakonshme përjetoi ky inspektori në realizimin e dëshirës së shefit të tij, i rrethuar me mbrojtje policore.
Me kujdes dhe në prezencë të zyrtarëve policorë i kërkova inspektorit që të më paraqes dokumentet si në vijim:
1. Vendimin e Ministrit për asetet në mbrojtje (nuk ekziston fare vendimi, kontrolloni vet web-faqen e Ministrisë).
2. Kërkova po ashtu përgjigje se pse asetet, sikur që e kërkon ligji nuk jane të regjistruara në sistemet adekuate me të cilat funksionojnë Komunat dhe institucionet qendrore?
Natyrisht, s’ka përgjigje, por ka akuza politike nga inspektori, sepse po zbaton urdhëra politike.
Një përgjigje veç ua dha qytetarëve të Prishtinës ky person: i ndali punimet sepse muj! Mundet sepse e keqpërdorin Policinë. E kështu, e kthejne shtetin ligjor në shtet policor.