75 Mall Live Search
21:00 / E Martë, 20 Maj 2025 / MSH

Trumpi ngrit dyshimet: Biden mund të ketë qenë i sëmurë gjatë mandatit si president

Presidenti Donald Trump ka hedhur dyshime se ish-presidenti Joe Biden mund të ketë qenë i sëmurë shumë kohë më parë, që kur ishte president, por sëmundja e tij mund t’i jetë fshehur publikut.

“Është shumë e trishtueshme në të vërtetë. Unë u habita që publiku nuk është informuar kohë më parë, sepse grada e 9-të kërkon shumë kohë të zhvillohet”.

Për Trump, problemet shëndetësore e kanë penguar me kohë Biden të ushtronte detyrën si president, duke sjellë për pasojë edhe krizat aktuale me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara dhe globi.

“Mjekët kanë thënë gjithmonë se ai ka qenë mirë, por doli e kundërta. Kjo është e rrezikshme për vendin. Shikoni lëmshin ku jemi futur, për Ukrainën dhe Rusinë për shembull. Lufta nuk duhej të ndodhte”.

Në fjalimet para se të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka hedhur shpesh dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Biden kur ishte President.