75 Mall Live Search
22:24 / E Martë, 20 Maj 2025 / MSH

Kundër Diddy-t dëshmon edhe nëna e ish të dashurës së tij

Regina Ventura, nëna e Cassie -t, u paraqit në gjykatën e Manhattan-it për të dëshmuar në gjyqin federal të Diddy-t.

Ajo zbuloi disa detaje tronditëse rreth marrëdhënies së vajzës së saj me të pandehurin e burgosur.

Në podium, Regina konfirmoi se vajza e saj ishte në lidhje me Sean “Diddy” Combs pasi këngëtari kishte nënshkruar kontratë me Bad Boy Records.

Ajo kujton takimin me Diddy-n në vitin 2006 dhe thotë se vajza e saj dhe Diddy filluan të dilnin bashkë, pastaj u zhvendosën në Los Angeles, shkruan TMZ.

Regina tha se Diddy kërkoi 20,000 dollarë prej saj dhe bashkëshortit të saj, në mënyrë që të merrte paratë që kishte investuar në karrierën e Cassie-s… ajo tha se ajo dhe bashkëshorti i saj morën një kredi për të mbuluar shumën.

E pyetur pse e kishte marrë kredinë, Regina u përgjigj: “Për sigurinë e vajzës sime”.

Regina konfirmoi se fotot e paraqitura në gjykatë në një dosje ishin ato që ajo kishte bërë të dhunës në vajzën e saj, nga Diddy.