Ledri Vula një superbaba, ndan momente të veçanta me vajzën e tij

Artisti i famshëm, Ledri Vula, ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.
Mbrëmë, ai ka kaluar momente të mira përkrah vajzës së tij, shkruan IndeksOnline.
Poem Blu dhe Ledri duken kaq të lumtur me njëri- tjetrin, derisa shihen duke u argëtuar bashkërisht.
Derisa, Ledri po shijon suksesin e bashkëpunimit të tij me Xhensila Myrtezaj, për asnjë moment nuk lë anash të bijën e tij.


Vlen të përmendim faktin se Ledri vazhdon të jetë njëri ndër artistët më të dashur dhe më të kërkuar gjithandej.
Është potenca e tij vokale dhe projektet unike që ai sjell, që pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga muzikdashësit./IndeksOnline/
