75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / L K

Bahtiri për bllokadën në kuvend: Gabim i partive të tjera, e kemi në kandidate të përgatitur

Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri fajësoi partitë e tjera për bllokadën drejt konstituimit të Kuevndit të Kosovës.


Ai deklaratën e bëri pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive.

“Duhet të shohim një zgjidhje përfundimtare për të bërë kuvendin. Është një gabim i madh që po bëhet mes partive politike që nuk konstitohet kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje voton për të bërë konstituimin e Kuvendit. Çdo herë jemi të gatshëm të bëjmë kompromis që të bëjmë një qeveri të përbashkët. I duhet këtij vendi për të dërguar proceset përpara. Ne të drejtën tonë e shfrytëzojmë. Ne e kemi një kandidate të përgatitur dhe të dëshmuar“, tha Bahtiri.