Çitaku- Kurtit: Mjaft me teke e ambicie, është koha të ecim përpara

Pas dështimit të 19-të të seancës për konstituimin e kuvendit, deputetja nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku i ka bërë ftesë Albin Kurti të ndërrojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, nuk duhet suspenduar demokracia për shkak të, siç ka thënë ajo të tekeve të Kurtit dhe ambicieve të Haxhiut, transmeton IndeksOnline.
“Fatkeqësisht nuk kemi asgjë të re për të thënë. I bëjmë thirrje deputetit Kurtit që të reflektojë të zhbllokojë situatën në mënyrë që institucionet e Kosovës të konsituohen më shpejt. Si PDK kemi qenë të përgjegjshëm dhe do të tentojmë të bëjmë cdo gjë për të dalë nga kjo situatë. Ne nuk mund të suspendojmë demokracinë për shkak të tekeve të Kurtit dhe ambicieve të Haxhiut”, ka deklaruar Çitaku.