75 Mall Live Search
13:32 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / L A

Skuadra e panjohur bën ofertë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al-Nassr.

Mungesa e trofeve për skuadrën saudite, i bën drejtuesit që të rimendojnë vazhdimin e kontratës me legjendën portugeze.

Siç raporton “Marca”, gjiganti maroken Wydad Casablanca ka bërë ofertë për “CR7”, duke synuar ta afrojnë atë për Botërorin e Klubeve, që zhvillohet në qershor.

Prania e lojtarit portugez në Botërorin e Klubeve është një shtytje për shumë ekipe dhe për vetë FIFA-n, e cila nuk e ka fshehur kurrë faktin se prania e dy lojtarëve (Messi do të luajë për Inter Miami) që dominuan lojën në të kaluarën do të ishte një shtytje vendimtare.\

Wydad Casablanca, në Botërorin e Klubeve ka në grup Al-Ain, Juventusin dhe Manchester Cityn./IndeksOnline/