Heung-min Son pas triumfit në Europa League: E tani mund t’i them vetes legjendë e Tottenhamit

Skuadra e Tottenham Hotspur mbrëmë fitoi UEFA Europa League, pasi mposhti minimalisht 1:0 Manchester Unitedin.
Futbollistin korean, Heung-min Son ishte ai që ngriti lartë titullin, e që ishte i pari në karrierën e tij, shkruan Indeksonline
Pas festës, Son u paraqit në një intervistë kur e quajti vetën legjendë të këtij klubi.
“E tani mund t’i them vetes që jam një legjendë e këtij klubi. Jam njeriu më i lumtur në botë”, u shpreh Son.
Kujtojmë që Tottenham Hotspur e kishte një sezon të dobët në ligë, ku momentalisht janë në pozitën e 17-të.
Nga ana tjetër, ky ishte titulli i parë i fituar që 17-vjet./Indeksonline/