Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë sërish para Komunës së Prishtinës – bllokojnë një pjesë të rrugës me mjetet e tyre

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur sot në mëngjes një protestë të re para ndërtesës së Komunës së Prishtinës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen financiare të rëndë në të cilën ndodhet ndërmarrja.
Protesta, e cila ka filluar rreth orës 07:00, po zhvillohet në formën e një tubimi paqësor – grevë publike. Si pjesë e aksionit protestues, punëtorët kanë bllokuar një pjesë të rrugës me mjetet e tyre të punës, duke shkaktuar edhe pengesa në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth komunës.
Sipas një njoftimi zyrtar të bërë publik para pak minutash, qëllimi i protestës është tërheqja e vëmendjes së institucioneve për situatën emergjente financiare, e cila, sipas tyre, është pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna e Prishtinës ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”.