75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 22 Maj 2025 / L K

Një bankë qendrore evropiane jep alarmin: Duhet të mbani para kesh në shtëpi, së paku 70 euro për tri ditë

Banka qendrore holandeze tha të martën se çdo anëtar i rritur i familjes duhet të ketë 70 euro para të gatshme.

Bankierët holandezë thonë se sulmet kibernetike dhe tensionet gjeopolitike janë arsyeja e mbajtjes së shumës së lartpërmendur të parave të gatshme afër vetes,

Holandezët dhanë këshillën pasi ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali çaktivizuan përkohësisht sistemet e pagesave elektronike, shkruan Indeksonline.

Shumat e përmendura duhet të jenë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat minimale bazë për një periudhë prej tri ditësh. Holandezët thonë se paratë duhen shpenzuar për ujë, ushqim, ilaçe dhe transport.

Banka qendrore holandeze tha gjithashtu se tregtarët duhet të kenë mënyra alternative për të ngarkuar produktet e tyre, siç janë kodet QR.

Komisioni Evropian tha në mars të këtij viti se të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të përgatiten për emergjenca të tilla si lufta dhe fatkeqësitë natyrore.

Komisioni sugjeron që të gjithë të blejnë furnizime të mjaftueshme për tri ditë./Indeksonline/