75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 22 Maj 2025 / L K

Ndahet nga jeta Artan Lame

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare. Ai drejtoi për disa vjet Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.

A2 CNN-i mëson se Artan Lame ndërroi jetë në Mynih ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.