75 Mall Live Search
13:57 / E Enjte, 22 Maj 2025 / G T

Albion Rrahmani po e mendon kthimin në Rumani?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, mund të rikthehet sërish në Rumani.

Sipas mediave rumune, Rrahmani ka gjasa të rikthehet te ish-skuadra e tij, Rapidi i Bukureshtit, shkruan Indeksonline

Rrahmani nuk po kalon mirë tek ekipi çek, Sparta e Pragës, andaj po e mendon një klub të ri dhe momentalisht është skuadra rumune që ka shprehur interesimin për të.

Në rast se ndodh kjo, atëherë Rapidi pritet ta transferojë lojtarin kosovar për vetëm 2.5 milionë euro. Kurse e shitën për 5 milionë euro./Indeksonline./