75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Z S

Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, me homologun shqiptar flasin për thellimin e bashkëpunimit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipërisë, me ftesë të homologut të tij, Gjenerallejtënant Arben Kingjit.

Të dy Gjeneralët folën për aktivitetet e përbashkëta dhe mundësitë e reja të thellimit të bashkëpunimit nis mes të dy forcave të armatosura, në interes të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë.

May be an image of 4 people and the Oval Office

“Në kuadër të vizitës zyrtare Gjeneral Jashari takoi edhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë z. Pirro Vengu. Gjatë takimit të realizuar në Ministrinë e Mbrojtjes (MM), Ministri Vengu e njoftoi Gjeneral Jasharin për sukseset dhe sfidat e MM dhe FARSH dhe rolin e saj në kuadër të aleancës së NATO-së”.

May be an image of 3 people and text

“Ndërsa në anën tjetër, Gjeneral Jashari e përgëzoi Ministrin Vengu për të arriturat e MM-së dhe FARSH dhe vlerësoi lartë mbështetjen e ofruar në zhvillimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftim

May be an image of 7 people and text

Tutje, bëhet e ditur se Jashari ka zhvilluar vizitë zyrtare edhe në Bazën Ajrore në Kuçovë, ku është njoftuar me investimet dhe modernizimin e kësaj baze ajrore.