Punëtorët e ‘Pastrimit’ protestojnë edhe natën: Nuk dorëzohemi deri në realizimin e kërkesave tona

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur sot në mëngjes një protestë të re para ndërtesës së Komunës së Prishtinës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen financiare të rëndë në të cilën ndodhet ndërmarrja.
Në mbrëmje kjo kompani ka njoftuar se greva do të vazhdojë edhe gjatë natës deri në deri në realizimin e kërkesave të tyre, përcjell IndeksOnline.

“Siç kemi njoftuar edhe më herët, Grava do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona, të cilat tashmë janë të qarta dhe bazike. Nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e tyre nga ana e Komunës. Duke filluar nga sot, Grava do të vazhdojë edhe në ndërrimin e tretë”, thuhet në njoftimin e kompanisë ‘Pastrimi’. /IndeksOnline/