Prishtina fituese e Kupës së Kosovës, Batatina dështon në finalen e tretë

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës, për sezonin 2024/25.
Skuadra nga kryeqyteti e mposhti në finale Llapin, me rezultat 1-0, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Albin Krasniqi, në minutën e 60-të.
Kjo është hera e nëntë që Prishtina e fiton Kupën e Kosovës, skuadra me më së shumti trofe.
Në anen tjetër, Llapi mbetet me dy trofe./IndeksOnline/