75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Burim

Netanjahu “sulmon” Starmerin, Macronin dhe Carneyn: Jeni në anën e gabuar të historisë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar të enjten përmes një videoje të postuar në rrjetin social X, se liderët botërorë si kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron e kryeministri kanadez, Mark Carney, janë në anën e gabuar të historisë.

“Ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë, ju jeni në anën e gabuar të njerëzimit dhe në anën e gabuar të historisë”, ka thënë Netanyahu.

Ai i kritikoi për kërkesën e menjëhershme për armëpushim në Rripin e Gazas dhe kërcënimin e Izraelit me sanksione, tek i ka akuzuar se po mbështesin Hamasin dhe po e lejojnë të mbijetojë dhe të rindërtohet, shkruan “The Guardian”.

“Këta tre liderë, në thelb, thanë se duan që Hamasi të mbetet në pushtet. Ata duan që Izraeli të tërhiqet dhe të pranojë që ushtria e vrasësve masivë e Hamasit do të mbijetojë dhe do të rindërtohet”, ka deklaruar Netanyahu.