Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë edhe sot grevën përpara komunës

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar grevën e nisur dje pranë objektit të Komunës së Prishtinës.
Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara komunës.
Qëllimi i grevës është paga më të mira, kushte të dinjitetshme pune dhe furnizim me derivate për mjetet e punës, kanë bërë të ditur punëtorët./Indeksonline/