Anglia publikon listën, Thomas Tuchelit tregon haptas simpatinë që ka për Chelsean

Kombëtarja e Anglisë ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit qershor.
Thomas Tuchel ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshje, duke treguar edhe simpatinë që ka për ish-klubin e tij, Chelsean, shkruan Indeksonline
Tuchel ka ftuar pesë lojtarë të Chelseat, duke përfshirë këtu edhe Chalobahun, që ftohet për herë të parë. Përveç tij, janë edhe: Reece James, Madueke, Cole Palmer dhe Colwill.
Kujtojmë se Anglia në qershor luan fillimisht ndeshjen për kualifikim në Botëror 2026, ku si kundërshtar ka Andorrën dhe më pas një miqësore kundër Senegalit./Indeksonline/
Thomas Tuchel’s #ThreeLions squad for June is here! 👀🏴
— England (@England) May 23, 2025