75 Mall Live Search
11:56 / E Premte, 23 Maj 2025 / k.v

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ndodhet aktualisht për vizitë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas informacioneve të portalit Kossev, Kallas më herët kishte qëndruar në ndërtesën e Gjykatës dhe nuk dha deklarata për media.

Bashkimi Evropian në Kosovë nuk i ka njoftuar mediat për vizitën e saj të sotme në Veri.

“Siç u bindëm edhe vetë në vendngjarje, nga kolegët e pakët nga ekipet mediatike që hasëm në terren, përfshirë edhe redaksitë në gjuhën shqipe, nuk ishin të informuar për vizitën, por e kishin marrë vesh përmes burimeve të tyre”, shkruan Kossev.