Haradinaj pret Gjeneralin Timothy Orr në seli – e nderon me medalje për kontributin ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e AAK-së, Gjeneralin Timothy Orr.
”Gjeneralin Orr pata kënaqësinë ta pres në selinë e re të Aleancës, ku bashkë kujtuam të kaluarën tonë të përbashkët dhe diskutuam për planet për të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Gjeneralin Orr, duke e quajtur atë një ushtarak shembullor që ka shërbyer me përkushtim jo vetëm për vendin e tij, por edhe për Kosovën.
E konsideroj për nder që kam pasur mundësinë të njoh dhe të bashkëpunoj me një ushtarak shembullor, siç është Gjenerali Timothy Orr, i cili i ka shërbyer vendit të tij me besnikëri dhe ka ndihmuar vendin tonë në momentet më të rëndësishme.Në nderim të kontributit të tij të çmuar, pata nderin t’i ndaj medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, të cilën ai e pranoi me kënaqësi”, ka shtuar ai./Indeksonline/