75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 23 Maj 2025 / MSH

Ministria Britanike e Mbrojtjes përfundon një program në Kosovë, pjesëmarrës ishin edhe ushtritë shqiptare e maqedonase

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka kryer me sukses programin e lidershipit strategjik.

Programi zgjati për një javë dhe përgjatë tij u ligjëruan, mësuan dhe shkëmbyen ide mbi çështjet kolektive ndaj sfidave të sigurisë.

Pas përfundimit të programit, për të trajnuarit u ndanë certifikata, shkruan IndeksOnline.

Programi pati në mes ushtarë të FSK-së, policë nga radhët e Policisë së Kosovës, ushtarë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves./IndeksOnline/