Eskalon situata në Ligën e Dytë, përleshen gjyqtari dhe futbollistët (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë dhe e paparë ka ndodhur sot në futbollin kosovar.
Pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Dytë të Kosovës, mes Diellit dhe Kosova Vr, e cila përfundoi me rezulat 2-0, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Gzim Ibrahimi ka tentuar ti sulmojë futbollistët e skuadrës mysafire, shkruan IndeksOnline.
Sipas informacioneve, ky veprim i Ibrahimit vjen pasi ai u notua me notën më të ulët (1), nga delegati i ndeshjes.
Ai kërcënoi lojtarin Olt Sveçla, dhe tentoj ta sulmoj fizikisht atë dhe lojtarët tjerë.
Dyshimet janë se gjyqtari Gzim Ibrahimi gjatë gjithë ndeshjes e favorizoi ekipin vendas./IndeksOnline/