75 Mall Live Search
17:32 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / MSH

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë mbi 600 të burgosur

Rusia dhe Ukraina i kanë shkëmbyer sot qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë – në ditën e dytë të shkëmbimit të burgosurve të luftës, i cili, pasi të përfundojë, pritet të jetë më i madhi në luftën trivjeçare mes tyre.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Të premten, këto dy vende liruar secila nga gjithsej 390 ushtarë dhe civilë.

“Në mesin e atyre që u kthyen ka ushtarë nga ushtria jonë, Shërbimi Shtetëror i Kufirit dhe Garda Kombëtare e Ukrainës”, tha Zelensky në kanalin e tij zyrtar në Telegram.

“Presim që edhe të tjerë të kthehen nesër”, shtoi ai.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pret që shkëmbimi të vazhdojë, megjithëse nuk dha hollësi.

Të premten ishin shkëmbyer 390 të burgosur nga secila palë dhe se këmbimi pritet të vazhdojë të dielën.