75 Mall Live Search
18:18 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / MSH

Vetura humbë kontrollin, përfundon në pompë derivatesh në Gurrakoc

Një person është vetaksidentuar sot në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Teksa po drejtonte veturën e tij, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në objektin e një pompe të derivateve, raporton IndeksOnline.

Rastit iu përgjigjen njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve, duke dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime nga ky vetaksident.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: