75 Mall Live Search
08:31 / E Diele, 25 Maj 2025 / L A

Minnesota Timberwolves deklason Oklahoman, ngushton serinë e play-offit

Minnesota Timberwolves ka marrë një fitore bindëse në ndeshjen e tretë të finales së Konferencës Perëndimore.

Ata mposhtën Oklahoma City Thunder me rezultat të thellë 101-143, duke ngushtuar serinë e play-offit në 2-1.

Yjet e ndeshjes ishin dyshja e Minnesotas, Julius Randle dhe Anthony Edwards të cilët shënuan nga 24 dhe 30 pikë secili.

Ndërsa te Oklahoma ishin Shai-Gilgeous Alexander dhe Ajay Mitchell, me nga 14 pikë të dy lojtarët.

Ndeshja e katërt zhvillohet të martën në “Target Center”, pas mesnatës me orën tonë lokale./IndeksOnline/