75 Mall Live Search
09:25 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Burri rrah gruan në Istog, lëshohet në ‘procedurë të rregullt’

Dhuna në familje është bërë dukur shqetësuese në Kosovë.

Një rasti i tillë ka ndodhur të shtunën në komunën e Istogut.

Një femër është ankuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, raporton IndeksOnline.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/