75 Mall Live Search
09:52 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Shtiu me armë në drejtim të një veture në Shkabaj të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Një person ka shtënë me armë zjarri të shtunën rreth 12:30 në Shkabaj të Prishtinës.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në një veturë të dëmtuar, pranë të cilës kanë gjetur një gëzhojë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Shkabaj, Prishtinë 24.05.2025-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes , kanë  hasur në një veturë të dëmtuar pronë e ankuesit mashkull kosovar, ku kanë gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/