75 Mall Live Search
12:02 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Kryeziu: Mendojmë që është shumë e rëndësishme të dalim nga kjo bllokadë dhe të ecim tutje me konstitumin e Kuvendit

Deputetja e LVV-së, Arbëresha Kryeziu pas dështimit të 21-të për konstituimin e Kuvendit, ajo ka thënë se VV është e gatshme që ti përgjigjet kërkesës për të votuar pro formimit të komisionit për votimin e fshehtë.

“Atëher edhe sot e pamë veprimin e radhës, absurditetin e radhës të partive në Kuvend të cilat nuk morrën fare pjesë në votim në formimin e komisionit i cili e mundëson votimin e fshehtë, njejtë siç vepruan para disa javësh kur nuk votonin raportin verifikues të komisionit për verifikimin e mandadeteve që bllokoi për disa seanca procesin e ecjes tutje, njejtë bënë edhe sot pra njejt siç kanë bërë edhe për shumë seanca radhazi duke e vazhduar bllokimin e seancave të Kuvendit”, tha ajo.

Kryeziu deklaron se VV është e gatshme që ti përgjigjet kërkesës për të votuar pro formimit të komisionit, ku shton se kjo e mundëson votimin e fshehtë.

“Ndërkohë që e kemi parë që vazhdimisht i kanë arsyetimet e njëjta por ne siç kemi qenë në fillim, jemi dhe sot të gatshëm që ti përgjigjemi kërkesës për të votuar pro këtij formimi të këtij komisioni sepse mendojmë që është shumë e rëndësishme të dalim nga kjo bllokadë dhe të ecim tutje me konstitumin e Kuvendit fillimisht dhe pastaj në kalimin e procedurave të tjera”, tha Kryeziu.