Dyshohet për mjet shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë – Policia rrethon zonën

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka theksuar se njësitet përkatëse janë duke e trajtuar rastin me seriozitet të lartë.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën”, ka thënë për IndeksOnline Ahmeti.
Policia e ka bllokuar zonën përreth dhe po merret me rastin. /IndeksOnline/