Atletico Madridi mbyll me fitore sezonin në La Liga

Atletico Madridi ka arritur të fitojë ndeshjen e tyre të fundit për sezonin 2024/25 në La Liga.
“Los Colchoneros”, mposhtën Gironën në “Montilivi” me rezultat të thellë 0-4.
Golat i realizoi Sorloth në minutën e 68-të, 89-të dhe 90-të si dhe Lenglet në minutën e 87-të.
Atletico, me këtë fitore mbyll sezonin në La Liga në pozitën e 3-të, duke grumbulluar gjithsej 73 pikë./IndeksOnline/