Albion Kurtaj protagonist i një prej asisteve më të bukura të sezonit në Superligë

Skuadra e Ferizaj sot e mbylli sezonin në Superligën e Kosovës me një barazim 2:2 në stadiumin me bari sintetik ndaj Gjilanit.
Paraqitje fantastike bëri Albion Kurtaj, futbollisti i cili dhuroi dy asiste për golat e shënuar nga bashkëlojtarët e tij, Nafiu dhe Haxhimusa, shkuan Indeksonline
Asisti i dytë i Kurtaj ishte një kryevepër. Ai bëri krosim drejt kokës së Betim Haxhimusës në stilin e Lamine Yamalit.
Albion Kurtaj është një prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Ferizaj brenda këtij sezoni. Ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asiste.
26-vjeçarit i skadon kontratë me Ferizaj në fund të këtij sezoni. Dhe e ardhmja e tij është në pikpyetje, por me paraqitjet e tij që i bëri brenda këtij sezoni, sigurisht që ofertat e shumta do i ketë në tavolinë./Indeksonline/
