75 Mall Live Search
07:47 / E Hënë, 26 Maj 2025 / Z S

Gjenden 5 skiatorë të vdekur në Alpet zvicerane

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në një zonë turistike dimërore në Zvicër, ku 5 skiatorë janë gjetur të pajetë pranë një resorti luksoz në Zermat.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan për disa ski të braktisura në 4,000 metra në shpatet e malit Rimpfischhorn, në lindje të Zermatt dhe në jug të fshatit Saas Fee, raporton A2CNN-i.

Punonjësit e shpëtimit gjetën trupat pranë akullnajës Adlergletscher pas kërkimeve nga ajri dhe toka në zonën në Zvicrën Jugperëndimore pranë kufirit me Italinë, tha zyra e prokurorit.

Kompania ajrore lokale “Air Zermatt” tha se tre nga trupat u gjetën në mbetjet e një orteku disa qindra metra më poshtë vendit ku u vunë re skitë. Dy të tjerët u zbuluan më lart në malin me lartësi 4,199 metra, shtoi ajo./Indeksonline/