75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 26 Maj 2025 / mp

Nesër shfaqja e 22-të me radhë – Kuvendi i Kosovës njofton për seancën

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar një njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër nga ora 11:00.

Kjo do të jetë hera e 22-të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

Për këtë pozitë, VV-ja po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.