75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 26 Maj 2025 / Z S

Nis një javë e re me ngërçin mes komunës dhe “Pastrimit”, flasin të dyja palët, a ka shans për marrëveshje?

Tashmë pesë ditë punëtorët e kompanisë “Pastrimi” po qëndrojnë përpara Komunës së Prishtinës.

Në lidhje me këtë ka folur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Pastrimi”, Ardian Krasniqi.

Ai thotë se kërkesat e tyre mbetet të njëjta.

“Ne kemi pasur takim me komunën të premten, mirëpo nuk kemi arritur marrëveshje me komunën, kërkesat tona janë ato të njëjtat që tashmë i ka edhe komuna”, thotë ai.

Krasniqi për Indeksonlinen thotë se momentalisht janë diku rreth 500 punëtorë që tashmë kanë mbetur pa punë për shkak të kësaj situate.

“Janë diku rreth 500 punëtorë në Prishtinë që për shkak të kësaj gjendjeje të krijuar kanë mbetur pa punë, mund të them se rrogat tona janë 550 euro’’.

Lidhur me protestën e punëtorëve të kompanisë ‘’Pastrimi’’ është deklaruar edhe Bekim Breatovci-drejtor i Shërbimeve Publike.

Brestovci për Indeksonlinen thotë se kontrata u është dërguar të premten për nënshkrim, por s’kanë marrë ndonjë përgjigje.

Drejtori thotë se që moti si komunë kanë qenë dhe janë të gatshëm që të gjejnë një zgjidhje me kompaninë, mirëpo për mosarritjen e marrëveshjes fajin e hedh te kompania.

Për më shumë ndiqeni videon./Indeksonline/